Elden Ring ka pasur një fillim mjaft të mirë që nga publikimi i saj me datën 25 shkurt.
Elden Ring është një lojë me modelin aksion, e zhvilluar nga FromSoftware dhe e publikuar nga Bandai Namco Entertainment. Loja u drejtua nga Hidetaka Miyazaki, duke bashkëpunuar me novelistin e fantazisë George RR Martin, i cili siguroi materiale për mjedisin e lojës.
Video-loja siç duket ka qenë mjaftë e suksesshme qysh nga publikimi i saj me datën 25 shkurt, për platformat PC, PlayStation 4, PlayStation 5, Xbox One, Xbox Series S/X.
FromSoftware dhe Bandai Namco në një njoftim për shtyp kanë deklaruar se Elden Ring ka shitur më shumë se një milion kopje vetëm në Japoni dhe 12 milionë kopje në mbarë botën që nga 14 mars 2022.
“Është e pabesueshme të shohësh se sa njerëz kanë luajtur Elden Ring”, deklaroi presidenti dhe drejtori i FromSoftware, Hidetaka Miyazaki. “Dëshiroj të falënderoj nga zemra në emër të të gjithë ekipit të zhvillimit“. /Telegrafi/