Telegrafi

Video-loja e re Formula1 Manager do të lansohet këtë verë

Loja e parë e licencuar zyrtarisht e menaxhimit të Formula 1 e titulluar F1 Manager 2022, është zbuluar përpara lansimit të saj në verë.

Formula 1 dhe Frontier Developments zbuluan sot (e hënë) video-lojën F1 Manager 2022.

Ndonëse nuk dihen shumë detaje për lojën, por siç duket lojtarët do të mund të menaxhojnë ndonjë nga 10 ekipet dhe të nënshkruajnë me shoferë dhe inxhinierë si në botën reale.

Lista e pilotëve përfshin gjithashtu listën e plotë të Formula 2 dhe Formula 3.

Në video-lojë do të mund të përmirësoni makinat dhe pajisjet e garave, punësoni shoferë dhe inxhinierë, menaxhimin e buxhetit, kërkesat e shoferit etj.

F1 Manager 2022 do të lansohet në verën e këtij viti për platformat Xbox Series X | S, PlayStation 5, Xbox One, PlayStation 4, Steam dhe Epic Store. /Telegrafi/