Video-loja e re Lost Ark kaloi numrin e një milion lojtarëve pas vetëm 24 orësh nga lansimi i saj, duke u bërë loja e dytë më e luajtur në historinë e Steam.
Lost Ark është një lojë “MMORPG” e cila për herë të parë u lansua në vitin 2019, në Korenë e Jugut ku numëron miliona lojtarë.
Kjo video-lojë u lansua falas në platformën e Steam për Evropë dhe Amerikë nga 11 shkurt i këtij viti përmes “Smilegate”.
Publikimi i saj kishte pasur disa vonesa, por që zyrtarisht u publikua atë ditë.
Menjëherë pas lansimit të saj Lost Ark ka arritur që të lërë prapa vetës lojërat më të famshme të Steam ndonjëherë CS:GO dhe Dota2, duke u radhitur kështu si e dyta, sipas listës nga “SteamDB”.
Lost Ark ka arritur që të numërojë rreth 1.3 milion lojtarë njëkohësisht, duke u radhitur në vendin e dytë pas PUBG e cila mban rekordin me 3.2 milionë lojtarë njëkohësisht./Telegrafi/