Botuesi i video-lojërave Ubisoft ka njoftuar se ekosistemi i Brawlhalla eSports këtë vit do të ketë një grup çmimesh prej 1 milion dollarësh.
Brawlhalla është një lojë luftarake me platformë 2D pa pagesë, e lëshuar në vitin 2014 dhe e zhvilluar nga Blue Mammoth Games, ajo mund të luhet në PC, telefona celular dhe Console.
Brawlhalla eSports këtë vit do të organizojë katër kampionate sezonale ‘online’ dhe tri ngjarje shtesë në LAN.
Kampionati i parë do të fillojë me 3 shkurt dhe do të ketë një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh.
Pas çdo kampionati sezonal, më të mirët nga Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Evropa do të garojnë në ‘Seasonal Royales’ në Atlanta, Gjeorgjia.
Ubisoft ka njoftuar gjithashtu se Kampionati Botëror Brawlhalla (BCX) do të zhvillohet diku në nëntor 2023. /Telegrafi/