Site icon Telegrafi

Video-loja Brawlhalla regjistron numër historik të lojtarëve

Brawlhalla është një nga lojërat luftarake më të mëdha aktive tani, duke u rritur ndjeshëm që nga debutimi i saj në vitin 2017.

Botuesi i video-lojërave Ubisoft sapo ka njoftuar se ka arritur një moment historik të madh.

Numri i lojtarëve të Brawlhalla ka shënuar shifra rekord, duke kaluar mbi 100 milionë lojtarë, shkruan esportsnet.

Për sa i përket eSports, Brawlhalla është njëra nga video-lojërat më të mira luftarake me të cilat lojtarët mund të përfshihen.

Zhvilluesit e mbështesin lojën me çmime të mëdha, në ngjarje si DreamHack Fighters, Brawlhalla kishte një grup çmimesh më të madh se lojërat e tjera së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version