Pas kërkesave të lojtarëve të Apex për krijimin e lojës për telefona celularë, Respawn Entertainment dhe Electronic Arts, kanë njoftuar se Apex Legends Mobile më në fund do të lansohet javën tjetër.
Apex Legends është një video-lojë Battle Royale, e cila ishte lansuar në shkurt të 2019, për PC, PlayStation 4 dhe Xbox One, ndërsa për Nintendo Switch në mars të 2021.
Ndërkaq, dje (e mërkurë) kompania e krijimit të video-lojërave Respawn Entertainment, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se Apex Legends për telefona mobilë do të lansohet javën tjetër për iOS dhe Android.
Sipas postimit në faqen e tyre, Apex Legends Mobile do të jetë i disponueshëm në Android dhe iOS në këto shtete: Australi, Zelandën e Re, Singapor, Malajzi, Filipine, Indonezi, Meksikë, Peru, Argjentinë dhe Kolumbi.
Apex Legends Mobile is coming! Starting next week, a limited regional launch for iOS + Android will be available in select countries.
Read our new FAQ for full details. For players in other regions, we’ll have more to share in the coming weeks.
🔗: https://t.co/4oP35KekED pic.twitter.com/aaTxiiy0Vt
— Respawn (@Respawn) February 23, 2022
Video-loja do të jetë e disponueshme për t’u shkarkuar falas, si në Google Play Store ashtu edhe në Apple App Store.
Në versionin e lojës për telefona mobilë do të keni mundësinë të luani me këta nëntë “heronj” si fillim: Bloodhound, Gibraltar, Lifeline, Wraith, Bangalore, Octane, Mirage, Pathfinder, dhe Caustic.
Sipas krijuesve të lojës, këto janë specifikat minimale që video-loja për telefona mobilë i kërkon:
Për Android:
Android 8.1
Open GL 3.0 ose më të lartë
3 GB hapësirë të lirë
Të paktën 3 GB RAM
Madhësia e ekranit: N/L/XL
Për iOS:
iPhone 6S
Versioni i OS: 10.0 ose më i ri
CPU: A9
3 GB hapësirë të lirë
Të paktën 2 GB RAM
/Telegrafi/