Site icon Telegrafi

Video-loja Apex Legends për telefona celularë është lansuar në 10 vende të botës

Pas shumë muajsh në pritje, Apex Legends Mobile më në fund i është afruar një publikimi zyrtar global. Sot, Electronic Arts lëshoi ​​​​titullin e video-lojës për telefona celular Battle Royale në pajisjet Android dhe iOS në 10 vende.

Vendet që janë përfshirë në këtë lansim të kufizuar rajonal janë: Australia, Zelanda e Re, Singapori, Malajzia, Filipinet, Indonezia, Meksika, Peruja, Argjentina dhe Kolumbia.

Lojtarët që jetojnë në këto shtete mund ta shkarkojnë lojën përmes Google Play Store ose App Store të Apple.

Në video-lojë, lojtarët do të jenë në gjendje të futen në fushën e betejës me nëntë “heronj” të ndryshëm: Bloodhound, Gibraltar, Lifeline, Wraith, Bangalore, Octane, Mirage, Pathfinder dhe Caustic.

Loja në këtë nisje të kufizuar përfshinë “Battle Royale” klasike në hartën e lojës World’s Edge, Team Deathmatch, Mini Battle Royale, 3v3 Arenas dhe Ranked Battle Royale.

Lojtarët do të kenë mundësinë të provojnë dyqanin online të Apex Legends Mobile, ku mund të blejnë kasaforta, Arka Lite, Paketa Apex dhe më shumë.

Ata do të marrin gjithashtu shpërblime në lojë për shkarkimin dhe luajtjen e lojës. /Telegrafi/

Exit mobile version