Ndeshja e mbrëmshme mes Napolit dhe Barcelona nuk përfundon pa polemikë edhe pse rezultati ishte i barabartë (1-1).
Përtej asaj që ndodhi në fushë, duket se Arturo Vidal e zemëroi në fund publikun napolitan.
Kiliani mori dy karton të verdhë radhazi në fundin e ndeshjes, duke i lënë për disa minuta shokët e tij të skuadrës me dhjetë vetë në fushë, ndërsa do të mungojë në ndeshjen kthyese.
Tifozët napolitanë gjatë largimit të tij nga fusha nisën fyerjet, duke e ofenduar, por ai nuk përtoi dhe ua ktheu me një: “Forza Juve”.
I think Vidal just shouted forza Juve to the Napoli supporters…?
pic.twitter.com/x8k5z0IXzh— Juvefc Gifs & Videos (@juvefcgifs) February 25, 2020
Kjo ka bërë që tifozët napolitanë kanë reaguar ashpër në mediat sociale kundër Vidalit. /Telegrafi/