Telegrafi

Vidal do të operohet, humb ndeshjet ndaj Realit

Kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munich ka marrë një lajm të keq nga Arturo Vidal.

Mesfushori kilian ka pësuar një lëndim ditë më parë në seancën stërvitore.

Kësisoj ai mungoi në fundjavë ndaj Borussia Moenchegladbachut.

Mediat gjermane kanë shkruar se Vidal do të operohet në gju dhe do të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale.

Vidal do të jetë mungesa e madhe e bavarezëve në dy ndeshjet gjysmëfinale.

Por në mediat gjermane nuk është bërë e ditur data e rikthimit në fushë.

Për mungesën e kilianit ka folur edhe trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes i cili ka thënë se do të duhet t’i bëjnë llogaritë pa Vidalin.

30-vjeçari pritet të largohet nga Bayerni në fund të sezonit pasi interesim për të kanë shprehur skuadrat angleze si Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/