Telegrafi

Vidal operohet në gju, humb sezonin e mbetur

Arturo Vidal ka pësuar një dëmtim jo të lehtë në stërvitjen e hënës me klubin  tij Bayern Munich.

Lojtari e kishte lëshuar fushë më përqafime dhe përkrahje nga bashkëlojtarët, pasi që në fillim u pa si një lëndim më i rëndë se zakonisht.

Klubi sot (e martë) ka lëshuar deklratë për gjendjen e lojtarit.

“Arturo Vidal është operuar dje në gju. Ai do të pushojë deri në fund të sezonit”, thuhet një njoftimin e klubit.

Vidal do të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale kundër Real Madridit.

Është një mungesë e madhe për bavarezët në pjesën e mbetur të sezonit, pasi tashmë titullin e kampionit e kanë siguruar.

Vidal është një nga pikat kyçe të Jupp Heynckes i cili po zhvillon sezon fantastik në drejtimin e Bayern, pasi e zëvendësoi Carlo Ancelottin. /Telegrafi/