Site icon Telegrafi

Vidal nuk luan nesër kundër Freiburgut të Abrashit

Bayern Munich nesër do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Bundesligës.

Bavarezët do të kenë punë të lehtë kundër skuadrës së Freibugurt, e cila pozicionohet në vendin e 15 të ligës elitare gjermane.

Lexo po ashtu Edhe zyrtarisht, Arturo Vidal pensionohet prej kombëtares (Foto)

Por, kampioni nuk do ta ketë në dispozicion një ndër mesfushorët më të mirë të ekipit Arturo Vidalin.

Kështu së paku thotë trajneri Jupp Heynckes, i cili ka konfirmuar lëndimin e lehtë të mesfushorit kilian.

“Vidal ka një problem të lehtë muskulor dhe nuk do të luajë nesër. Jam trajner që nuk pëlqen të rrezikoj në këso rastesh. Arturo është i rëndësishëm për ne dhe do të pushojë këtë xhiro”, tha trajneri, i cili morri drejtimin e klubit pas shkarkimit të italianit Carlo Ancelottit.

Amir Abrashi, mesfushor i Freiburgut

Ai më tutje deklaroi se në stërvitje po mbretëron një atmosferë e mirë dhe kjo e ka kënaqur gjermanin.

“Lojtarët po argëtohen sërish në punë. Të gjithë thonë: kemi një atmosferë shumë të mirë”, përfundoi ai.

Lexo po ashtu "Futbollistët kilianë ishin të dehur kundër Brazilit"

Ndryshe, kujtojmë se në skuadrën e Freiburgut luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi. /Telegrafi/

Exit mobile version