Telegrafi

Vidal frikëson Bayernin

Problemet me lëndime nuk kanë të ndaluar te Bayern Munich.

Kampioni aktual i Gjermanisë ka marrë një lajm të keq nga infermieria, pasi mesfushori Arturo Vidal ka pësuar një lëndim.

Në ndeshjen e së premtes ndaj Freiburgut, kiliani u zëvendësua në minutën e 55-të.

Ai ka deklaruar se rrezikon të mbetet jashtë fushave për rreth dy ose tri javë.

“Kisha marrë një goditje të fortë në brinjë në Telekom-Cup, më 14 janar, ndërsa tani po ndjej sërish dhimbje të forta. Kam frikë se do të më duhen 2-3 javë pushim”, deklaroi Vidal.

Nëse ndodh një gjë e tillë që Vidal të mbetet jashtë fushave, ai rrezikon ta humbasë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Arsenalit. /Telegrafi/