Skuadra që akoma nuk e ka shijuar humbjen, Roma, i është kthyer fitores pas disa barazimeve radhazi. Giallorossët e mposhtën Fiorentinan me rezultat 2-1.
Napoli ka luajtur baras (3-3) ndaj Udineses, Milani barazoi kundër Livornos (2-2), kurse Interi luajti me shifra identike kundër Parmas (3-3).
Formacioni i javës së 15-të në Serie A (3-4-3):
Portier: Mattia Perin (Genoa).
Mbrojtës: Domenico Maietta (Hellas Verona), Kamil Glik (Torino), Giorgio Chiellini (Juventus).
Mesfushorë: Romulo (Hellas Verona), Arturo Vidal (Juventus), Alessio Sestu (Chievo), Bruno Fernandes (Udinese).
Sulmues: Gervinho (Roma), Mario Balotelli (Milan), Marco Sau (Genoa).
/Telegrafi/