Site icon Telegrafi

Vida provokoi rusët me një video ‘Lavdi Ukrainës’, por i shpëton dënimit nga FIFA dhe është gati për Anglinë

FIFA i ka dhënë mbrojtësit Domagoj Vida një paralajmërim për sjelljen e tij, por mbrojtësi i Kroacisë është i lirë të luajë kundër Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Qendërmbrojtës kroat u hetua nga organi qeverisës i futbollit botëror mbi komentet që ai bëri në një video në mediat sociale pas fitores në çerekfinale të Kroacisë ndaj Rusisë.

Lexo po ashtu Kroacia fiton dramën e penalltive ndaj Rusisë, kalon në gjysmëfinale të Botërorit

Duke dalë së bashku me ish-lojtarin e Kroacisë, Ognjen Vukojeviç, me të cilin ka luajtur në Dinamo Kiev – Vida shihet teksa thotë: “Lavdi Ukrainës”.

Fraza është përdorur nga nacionalistët ukrainas anti-rusë, me Vukojevic, i cili shton: “Kjo fitore është për Dynamon dhe Ukrainën”.

Kodi disiplinor i FIFA-s ndalon “slogane politike në çdo formë” dhe për “këdo që provokon publikun e gjerë gjatë një ndeshjeje” vendos ndalesë prej dy ndeshjesh.

Kroacia kaloi në gjysmëfinale pas fitores ndaj Rusisë (Getty Images)

Më parë në Kupën e Botës, lojtarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, u gjobitën por nuk u ndaluan pasi bënë gjeste të ngjashme me shqiponjën, simbol i flamurit të Shqipërisë, kundër Serbisë më parë në Kupën e Botës.

Tani FIFA ka konfirmuar se Vida nuk do të dënohet për incidentit.

Festa e Vidas pas golit të shënuar (Getty Images)

“Ne mund të konfirmojmë që komiteti disiplinor i FIFA-s ka dërguar një paralajmërim tek lojtari Domagoj Vida për shkak të deklaratës së tij në video pas ndeshjes së Kupës Botërore në 2018 ndërmjet Rusisë dhe Kroacisë”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

Kështu, Vida, një golashënues në kohën shtesë në fitoren e Kroacisë ndaj Rusisë, do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e së mërkurës ndaj Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version