Domagoj Vida ka thënë se komentet e tij në rrjetet sociale pro-Ukrainës, nuk kanë qenë mesazhe politike.
Mbrojtësi i Kroacisë i ka shpëtuar dënimit nga FIFA, pasi në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale bërtiste “Slava Ukrayini” (“Lavdi Ukrainës”).
Pas triumfit ndaj Rusisë, ai së bashku me ish-futbollistin kroat, Ognjen Vukojevic, u paraqitën një xhirim që është konsideruar si provokim ndaj nikoqirëve të Kampionatit Botëror.
This isn't going to go down well with Russian fans. After #RUSCRO, Ognjen Vukojević and Domagoj Vida celebrate with a "Slava Ukrayini" video message and dedicate the victory to Ukraine. pic.twitter.com/UePKTdbFVJ
— Dario Brentin (@DarioBrentin) July 8, 2018
Megjithatë, FIFA vetëm e ka paralajmëruar futbollistin kroat për sjelljen e tij dhe ai nuk do të mungojë në gjysmëfinale kundër Anglisë.
Lojtari i Besiktasit ka sqaruar se fjalët e tij kanë qenë një mesazh falënderimi për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë nga tifozët e ish-klubit të tij, Dynamo Kiev dhe nuk kanë pasur të bëjnë me politikën.
“Më vjen keq që disa përfaqësues të mediave e kanë interpretuar komunikimin tonë në atë mënyrë. Nuk ishte një mesazh politik, por një falënderim i thjeshtë për të gjithë mbështetësit nga Ukraina, ku Vukojevic dhe unë kemi kaluar shumë vite”.
“Nuk kishim për qëllim që ta ofendonim askënd”, thuhet në deklaratën e Vidas të lëshuar nga Federata Kroate e Futbollit.
Federata e Kroacisë është paralajmëruar që lojtarët aktualë dhe ish-futbollistët në të ardhmen të shmangin çfarëdolloj mesazhi që mund të interpretohet si politik. /Telegrafi/