Kombëtarja e Kroacisë ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës ndaj nikoqirëve, Rusisë.
Është mbrojtësi Domagoj Vida, i cili ka shënuar me kokë për epërsinë 1-2.
Goli i Vidas erdhi në minutën e 101-të apo të gjashtin në vazhdimin e parë të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas harkimit të saktë nga këndorja të Luka Modricit. /Telegrafi/