Telegrafi

Victoria Beckham bën thirrje për më shumë lloj-llojshmëri në industrinë e modës

Victoria Beckham (Foto: by JP Yim/Getty Images/Guliver)

Victoria Beckham është zotuar të bëjë më shumë për të adresuar lloj-llojshmërinë në punën e saj si stiliste, si pjesë e mbështetjes së saj për lëvizjen ‘Black Lives Matter’.

Ish-ylli i Spice Girls u është bashkuar shumë personave të famshëm duke folur rreth përgjegjësisë personale në vazhdën e protestave masive në të gjithë botën duke kërkuar drejtësi sociale dhe racore, të shkaktuar nga vdekja e një njeriu afrikano-amerikan George Floyd në duart e një oficeri të bardhë të policisë në Minesota muajin e kaluar.

Në një shënim të gjatë të postuar në Instagram të Premten, Victoria zbuloi se ajo kishte “ndërmarrë një hap mbrapa këtë javë” për të reflektuar se si ajo mund të ndihmojë më së miri për të sjellë ndryshimin, pasi pranoi se ajo kishte mbetur “vërtet e dëshpëruar nga sa thellë është racizmi i rrënjosur në shoqërinë tonë ”.

Victoria Beckham (Foto: Victor Boyko/Getty Images for YouTube/Guliver)

“Është e qartë se është përgjegjësi e secilit nga ne të flasim dhe unë dua të përdor platformën time për arsim, bisedë dhe ndryshim,” deklaroi ajo. “Industria e modës ka një rol të madh për të luajtur, dhe për mua fillon me përfaqësim, si brenda biznesit tim, ashtu edhe me ata të cilët punojmë jashtë”.

Ajo vazhdoi të detajojë hapat që do të ndërmerrnin për të siguruar lloj-llojshmërinë brenda kompanisë, duke identifikuar një “grup të brendshëm pune” për të mbikëqyrur “gjithçka nga ekipet tona, furnitorët dhe partnerët”, dhe duke shtuar seanca trajnimi për të përmirësojë komunikimin dhe mbështetjen midis punonjësve dhe diskutime rreth mënyrës se si të identifikohet “paragjykimi i pavetëdijshëm në veten tonë dhe në biznesin më të gjerë”.

Ajo përfundoi, “Unë shpresoj se ju të gjithë ndani ndjenjat e njëjta me mua dhe po bëni të njëjtën gjë me miqtë tuaj, familjen, markat dhe bizneset në mënyrë që të gjithë të luajmë rolin tonë në këtë çështje jetësore. X vb #blacklivesmatter”.

/Telegrafi/