Napoli është plotësisht i pandalshëm këtë sezon si në Itali ashtu edhe në Evropë.
Përveç rënies në Kupën e Italisë nga Cremonese, skuadra e Luciano Spallettit i kalon shumë pritshmëritë.
Ata dominuan grupin e tyre të Ligës së Kampionëve, ku lan pas Liverpoolin dhe Ajaxin.
Tani edhe në ndeshjen e parë të fazës eliminatore së Ligës së Kampionëve, ata fituan një avantazh 2-0 nga Eintracht Frankfurt, dhe në kampionat kanë një avantazh të madh prej 15 pikësh ndaj Interit, i cili është i vetmi ekip që mund të mburret se ka mundur të mposht Napolin në kampionatin këtë sezon.
Skuadra e Napolit, po udhëhiqet nga sulmuesi nigerian Victor Osimhen, i cili ka shënuar 20 gola këtë sezon. Ai është i pari në listën e shënuesve të Serie A me 18 gola, pesë më shumë se Lautaro Martinez në vendin e dytë.
Victor Osimhen’s literally flying 🚀🔵 #UCL
Nigerian striker has scored 20 goals in 24 appearances this season with Napoli — also including 7 consecutive goals in Serie A for the first time in the history of the club. pic.twitter.com/cfJU7f1zbk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 21, 2023
Përveç statistikave të golave, Osimhen dominon edhe në shpejtësi. Ai ka katër nga dhjetë sprintet më të shpejta në elitën e futbollit italian këtë sezon.
Ai arriti një shpejtësi maksimale prej 36.6 kilometra në orë kundër Lazios, dhe ndër katër sprintet e para më të shpejta në Serie A, vetëm një nuk ishte e Osimhenit. Ai i përket Federico Chiesas së Juventusit. /Telegrafi/