Telegrafi

Vezët në pjatë zbulojnë prejardhjen, statusin por edhe shprehitë seksuale të individit

Bile edhe shprehitë tuaja të gatimit të ushqimit zbulojnë pjesëzat e personalitetit tuaj. Hulumtimi i shkencëtarëve britanikë,  i bërë në 1.200 persona ka dhënë këto rezultate:

Vezë të fërguara

Ata të cilët për kafjall preferojnë vezë të fërguara zakonisht janë persona me apetit të madh seksual, transmeton Telegrafi.

Vezë të ziera

Vezët e ziera më së shpeshti i preferojnë personat të cilët organizojnë keq kohën dhe obligimet. Shpesh është fjala për njerëzit impulsivë të cilët janë egocentrikë dhe nuk çajnë kokën shumë për nevojat e të tjerëve, për ç’shkak shpesh janë edhe të divorcuar.

Omëletë

Personat të cilët preferojnë vezët e gatuara omëletë me shtojca të ndryshme i karakterizon vetëdisiplina dhe vetëpërmbajtja.

Vezët e zgjeruara

Personat të cilët preferojnë gatimin e këtillë të vezëve më së shpeshti janë të lumtur dhe më të shëndetshëm sesa të tjerët. Këtë mënyrë të gatimit më së shpeshti e preferojnë femrat e klasave të mesme dhe të larta apo të familjeve prestigjioze.

Vezët syze

Kjo mënyrë e përgatitjes së vezëve më së shpeshti e preferojnë personat me apetit të mirë seksual. Fjala është për personat modestë të cilët janë të familjeve punëtore, ndërkaq kur ngopen me vezë syze, porosisin edhe vezë të fërguara. /Telegrafi/