Bile edhe shprehitë tuaja të gatimit të ushqimit zbulojnë pjesëzat e personalitetit tuaj. Hulumtimi i shkencëtarëve britanikë, i bërë në 1.200 persona ka dhënë këto rezultate:
Vezë të fërguara
Ata të cilët për kafjall preferojnë vezë të fërguara zakonisht janë persona me apetit të madh seksual, transmeton Telegrafi.
Vezë të ziera
Vezët e ziera më së shpeshti i preferojnë personat të cilët organizojnë keq kohën dhe obligimet. Shpesh është fjala për njerëzit impulsivë të cilët janë egocentrikë dhe nuk çajnë kokën shumë për nevojat e të tjerëve, për ç’shkak shpesh janë edhe të divorcuar.
Omëletë
Personat të cilët preferojnë vezët e gatuara omëletë me shtojca të ndryshme i karakterizon vetëdisiplina dhe vetëpërmbajtja.
Vezët e zgjeruara
Personat të cilët preferojnë gatimin e këtillë të vezëve më së shpeshti janë të lumtur dhe më të shëndetshëm sesa të tjerët. Këtë mënyrë të gatimit më së shpeshti e preferojnë femrat e klasave të mesme dhe të larta apo të familjeve prestigjioze.
Vezët syze
Kjo mënyrë e përgatitjes së vezëve më së shpeshti e preferojnë personat me apetit të mirë seksual. Fjala është për personat modestë të cilët janë të familjeve punëtore, ndërkaq kur ngopen me vezë syze, porosisin edhe vezë të fërguara. /Telegrafi/