Veturat e Google Street View do të fillojnë të shëtisin dhe fotografojnë rrugëve të Shqipërisë, duke i dhënë një trajtim të ri përdoruesve të Google teknologjisë nëpër rrugë, raporton Digjitale.
Duke filluar nga kjo javë dhe për rreth 8 javë të tjera, veturat e Google Street View do të shihen në qytetet dhe zonat turistike në gjithë Shqipërinë, duke mbledhur të dhëna dhe duke përgatitur ato që janë të nevojshme për t’i vënë nw dispozicion rrugët e Shqipërisë online, që gjithashtu do të jenë të disponueshme për botën, transmeton Telegrafi.
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, ka deklaruar në një televizion lokal, se futja e qyteteve dhe zonave turistike në Google Street View Maps, do të ndihmojë në përmirësimin e imazhit digjital të Shqipërisë, dhe në masë të madhe do të përmirësoj dukshmërinë për turistët.
Pas Shqipërisë, një hap i tillë pritet të ndërmerret edhe në Kosovë dhe Mal të Zi. /Telegrafi/