Një shofer në Pakistan i ka shpëtuar vdekjes “vetëm për pak centimetra” pasi makina e tij e re u shtyp nga një rrëshqitje e gurëve të mëdhenj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rashid Iqbal, 46 vjeç, ishte duke vozitur tre pasagjerë më Suzukin e tij të ri kur një gur i madh papritmas shtypi makinën, duke vrarë tre shokët e tij.
Rrëshqitja e dheut ndodhi më 24 mars në qytetin Dhirkot në rajonin jugor të Pakistanit, Azad Kashmir.
Siç bëhet e ditur, një gur që supozohet se mund të ketë peshuar rreth një ton ra drejtpërdrejt në makinën e re të Iqbal, duke e shtypur atë dhe duke vrarë tre pasagjerët që ishin me të.
Vendasit me shpejtësi kanë reaguar për të ndihmuar ata dhe thyen xhamat e makinës me çekanë me shpresën për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar.
Pasi vendasit kishin pikasur shoferin, ata thyen derën e shtypur të makinës me sëpatë për t’ia mundësuar atij të dilte nga aty.
Pas një misioni që zgjati rreth dy orë, Ikbal u tërhoq nga rrënojat dhe mbeturinat dhe u dërgua menjëherë në spital.
Për fat të mirë, shoferi pësoi vetëm plagë të lehta në kokë.
Ndërkohë u tha se për të nxjerrë të tre të tjerët u kërkua makineri e rëndë – edhe pse të tre vdiqën në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/