Telegrafi

Vettel triumfon në Çmimin e Madh të Belgjikës, lë pas Hamiltonin    

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, duke lënë pas vetes britanikun Lewis Hamilton.

Hamilton u nis nga vendi i parë në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, pasi e la prapa rivalin për titull, Vettel, gjatë provave zyrtare në pistën Spa-Francorchamps.

Por, në fund ishte piloti gjerman i Ferrarit, Vettel, i cili triumfoi duke lënë pas vete britanikun, ndërsa podiumi u plotësua nga Max Verstappen.

Gara nisi me një përplasje të madhe të makinave, ku shumë pilot u detyruan ta lënë garën.

Leclerc, Alonso dhe Hulkenberg ishin pilotët që pësuan më së shumti dëmtime dhe u detyruan ta lënë garën qysh në xhiron e parë.

Pas këtij aksidenti ku u përfshin shumë makina, piloti i Ferrarit, Vettel e shfrytëzoi për mrekulli me një lëvizje për ta tejkaluar Hamiltonin.

Nga xhiro e parë, gjermani arriti të jetë lider i garës deri në fund dhe kështu garën e pestë këtë sezon apo të 52-tën në karrierë.

Në renditjen e përgjithshme, tani Hamilton ka 231 pikë, ndërsa gjermani Vettel i dyti me 214 pikë. /Telegrafi/