Telegrafi

Vettel shpreson në një start të mirë të kampionatit në Formula 1

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, shpreson që ditën e diel të bëjë një garë të mirë në Melburn, në startin sezonal të Botërorit të Formula 1.

Kampioni i botës ka mbetur i kënaqur nga testet dimërore, çka e kanë mbushur me shpresë dhe optimizëm pas një sezoni zhgënjyes.

“Ka qenë një periudhë e vështirë, por mendoj se testet dimërore kanë rikthyer optimizmin dhe buzëqeshjen te skuadra. Gjithsesi, në garë gjithnjë është ndryshe dhe shpresoj që gjithçka pozitive që verifikuam gjatë testeve të përsëritet edhe në kampionat”.

“Unë jam i bindur se puna e bërë këtë periudhë do të konkretizohet edhe në pistë. Natyrisht që nuk ka për të qenë e lehtë, por të shohim se si do të përshtatemi me pistën gjatë provave këtë fundjavë”, tha Vettel, që shihet si një nga pretendentët për titull këtë sezon në Formula 1.