Telegrafi

Vettel shpreson ende, niset i pari në pistën e Meksikës

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel ka rezultuar më i shpejti në provat zyrtare (me kohën 1:16:488) për Çmimin e Madh të Meksikës, duke siguruar kështu edhe “Pole Position” në garën e së dielës.

Pas gjermanit do të jetë piloti i Red Bull, Max Verstapen.

Gabimi në kthesën e fundit i ka kushtuar shumë Lewis Hamilton, i cili do të niset i treti, por edhe ky pozicion është mjaft komod për britanikun, pasi me një llogaritje të thjeshtë ai duhet të përfundojë garën i 5-ti për t’u shpallur kampion të dielën mbrëma.

Lewis Hamilon

Piloti i Mercedesit ka një avantazh prej 66 pikësh përkundrejt gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel, teksa kanë mbetur për t’u zhvilluar 3 gara me 75 pikë në lojë.

Ky është “pole” numër 50 për pilotin gjerman në karrierë, që e nis garën nga vija e parë, duke shpresuar ende të mbajë gjallë shanset për titull nesër në garë, duke parë se Hamilton niset i treti.

Gara nesër do të nisë në orën 20:00 dhe parashikohet të jetë mjaft e fortë, me Hamilton që ka shansin të shpallet kampion bote. /telesport/