Sebastian Vettel po e shqyrton mundësinë që të dalë në pension në fund të sezonit, e cila gjë mund të ketë një ndikim të madh në Lewis Hamilton.
Gjermani ka dështuar sezon pas sezoni pasi iu bashkua ekipit italian nga Red Bull në vitin 2014. Mercedes ka dominuar viteve të fundit duke fituar trofe në rrafshin e ngasësve, por edhe të konstruktorëve gjersa skuderia italiane është nën presion të madh të rezultateve, megjithëse katër herë kampioni i botës, Vettel po vazhdon të luftojë kundër Lewis Hamiltonit.
“Thashethemi më tronditës që filloi të përhapet në Monaco është se Sebastian Vettel po mendon të tërhiqet nga F1 në fund të sezonit, në moshën 31 vjeçare”, tha eksperti i Formula 1, Joe Saward.
“Pasi fitoi katër kampionate botërore me Red Bullin në periudhën 2010-2013, ai u përpoq të udhëheq Ferrarin drejt sukseseve të reja, por bëri disa gabime dhe tani është nën presion pas ardhjes së Charles Leclerc, më i ri dhe me sa duket me më shumë diferencë se sa gjermani”, shtoi ai.
“Një zgjedhje që në disa mënyra do të pasojë Nico Rosbergun, i cili u largua nga F1 pasi fitoi titullin në vitin 2016”.
Por pse do të shqetësohet Hamilton në lidhje me Ferrarin pas pensionimit të Vettelit?
Britaniku do të duhet të shqetësohet pasi që shoku i skuadrës, Valteri Bottas, në disa raste ka thënë se nuk dëshiron të jetë piloti i dytë i skuderisë gjermane dhe se mund të transferohet te kokëkuqja.
“Emrat që kanë qarkulluar për momentin janë ato të Sergio Perez, Kevin Magnussen, Romain Grosjean dhe Valtteri Bottas”, tha ai.
Hamilton mund të përpiqet të barazojë rekordin e Michael Schumacherit me shtatë tituj botërorë nëse është i suksesshëm gjatë dy sezoneve të ardhshme. /Telegrafi/