Site icon Telegrafi

Vettel mposht Hamiltonin për ‘pole position’ në Kanada

Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Sebastian Vettel nga Ferrari e ka mposhtur Lewis Hamiltonin nga Mercedesi për ‘pole position’ (nisjen nga vendi i parë) në Grand Prixin në Kanada.

Është hera e dytë në shtatë gara që Mercedesi është mposhtur për ‘pole position’, pasi shoku i Vettel nga Ferrari, Charles Leclerc i mposhti ata në mars.

Gjermani ishte më i shpejtë për 0.206 sekonda se sa Hamilton, ndërsa shoku i tij nga e njëjta skuadër u vonua për 0.680 sekonda.

Daniele Ricciardo shkaktoi befasi duke u renditur në vendin e katërt me Renaultin, pas Max Verstappenit të Red Bullit, që u përplasë me Kevin Magnussen në sesionin e dytë.

Lexo po ashtu Vettel pritet të pensionohet në fund të sezonit, Bottas do ta zëvendësonte te Ferrari

Hamilton ishte më i shpejtë në top 10 vendet e para, afërsisht 0.2 sekonda nga Vetteli, por katër herë kampioni gjerman iu shmang në raundin e fundit.

Vetel ishte tejet i gëzuar në radion e tij me skuadrën e Ferrariti, pasi është hera e parë që do ta mbajë renditjen e parë që nga Grand Prici i Gjermanisë në korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version