Sebastian Vettel ka dhënë versionin e tij për sherrin në pistë me britanikun Lewis Hamilton, kur makinat ishin në ritëm të ulët për shkak të makinës së sigurisë.
“Isha shumë afër Hamiltonit dhe ai frenoi disa herë. Edhe në Kinë, disa vite më parë, ndodhën gjëra të ngjashme”.
“Nuk bëhet kështu. Nëse e ka të vështirë ai i vendit të dytë, çfarë bëhet me ata të tjerët që ndjekin?”.
“Nuk e di pse u penalizova vetëm unë”, ka thënë piloti i Ferrarit, citon TCH.
Kur u pyet nëse do të sqarohej me Hamiltonin, Vettel deklaroi: “Sqarohu ti (duke iu drejtuar gazetarit që i shtroi pyetjen). Ai ishte i rrezikshëm për ne ndjekësit”.