Sebastian Vettel po përballet me shumë kritika këtë vit shkaku i rezultateve të dobëta, por thekson se presioni tashmë është më i madh duke përfshirë edhe vetëkritikat.
Piloti gjerman mbajti një pozicion udhëheqës në garën vendase 12 muaj më parë, ai udhëhoqi renditjen e përgjithshme, pastaj pësoi rënie dhe i dha rivalit Lewis Hamilton mundësi që të shpallet kampion i Formula 1.
Së fundi, Vettel ka pasur një incident me Max Verstappen e Red Bullit në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, i cili u zhvillua në pistën legjendare të Silverstonet.
“Unë gjithmonë bëj presion kështu që nuk mund të jem i lumtur nëse gjërat shkojnë keq. Nëse bëjë diçka të gabuar, nuk mund të jem i lumtur, por besoj se presioni që bëj tani është më i madh se të gjithë faktorët e jashtëm”, tha Vettel, duke shtuar:
“Të gjithë e dimë se Formula Një është një botë në të cilën njerëzit janë shkurt pamës, por në përgjithësi gjërat duken mirë. Ne ende e humbasim këtë hap final, i cili është gjithashtu më i rëndësishmi”, përfundoi ai.
Ndryshe, 32-vjeçari iu bashkua skuderisë italiane në vitin 2015, por nuk arriti të marrë sukseset që priten prej tifozëve. /Telegrafi/