Ngasësi i Ferrarit, Sebastian Vettel fajësoi Lewis Hamiltonin për incidentin në garën e Grand Prix të Italisë.
Piloti i Mercedesit, Hamilton duke u munduar ta parakalonte në rrethin e parë gjermanin, është përplasur me nënkampionin e botës për Formula 1.
“Lewis nuk më la hapësirë. Nuk kam pasur mundësi, vetëm të fluturoj mbi të dhe të bëjë kontakt fizik. Është pak ironike, por kështu ishte”, tha shkurt Vettel për Sky Italia.
Theksojmë se në fund të garës Hamilton triumfoi ndërsa piloti i skuderisë italiane përfundoi garën si i katërti.
Megjithatë, Hamilton nuk u pajtua me vlerësimin e Vettelit duke thënë se kishte mjaftueshëm hapësirë.
“Kishte shumë hapësirë”, tha ai duke shtuar “i jam shmangur aq sa kam pasur mundësi në atë rast. Në të majtën time, pashë gjerësinë e plotë të makinës”, tha kampioni aktual i botës.
Hamilton tani ka rritur avantazhin mbi Vettelin në renditjen tabelore me 30 pikë, shtatë gara para fundit të kampionatit.
Ndryshe, gara tjetër në kampionat do të zhvillohet pas javëve në shtetin aziatik të Singaporit. /Telegrafi/