Site icon Telegrafi

Vettel beson se do ta lë nën hije Hamiltonin

Sebastian Vettel beson se Ferrari është “shumë afër përsosmërisë” pasi bëri 169 xhiro në ditën e parë të testimit.

Ngasësi 31-vjeçar foli pas përfundimit të ditës së parë të testit të Formula 1 në pistën e Barcelonës -Catalunya.

Gjermani jo vetëm që i dha një 169 gjarpër për Ferrarin, ai ishte gjithashtu i kënaqur që ka vendosur kohën më të shpejtë të ditës me 1:18.161.

Lewis Hamilton (Photo by Clive Mason/Getty Images)

“Shuma e xhirove që ne bëmë, sesi ekipi po e trajtonte veturën gjithçka ishte fantastike dhe më e mirë se e vitit të kaluar”.

“Asnjë dramë e madhe nga ajo pikëpamje, ishte shumë e mirë”, tha ndër të tjerash ish-kampioni i garave me vetura të shpejta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Formula 1

Shpresohet se makina e tyre e re për 2019, SF90, do ta ndihmojë bosi i ri i Ferrarit, Mattia Binotto, i cili ditë më parë e zëvendësoi Maurizio Arrivabenen si kryesori i ekipit.

Ndryshe, kampion aktual në fuqi është Lewis Hamilton me Mercedesin, ku kjo e fundit gjithashtu është kampion në konkurrencën e konstruktorëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version