Telegrafi

Vetmia e kohëpaskohshme, e mirë për shëndet

Disa njerëz nuk dëshirojnë të qëndrojnë vetëm, mirëpo një studim i ri tregon se vetmia e kohëpaskohshme sjell një numër të madh të mirash.

Njerëzit të cilët me veten e tyre kalojnë kohë kualitative, janë të shëndetshëm mendërisht, dëgjojnë veten, kanë vetëbesim më të madh dhe më rrallë sëmuren.

Këto rezultate janë të fituara nga studimi ku kanë marrë pjesë më shumë se 2.000 njerëz.

Problemi qëndron në atë se shumica e njerëzve nuk dinë ta shfrytëzojnë në mënyrë kualitative kohën kur janë të vetmuar. Në vend se të përqendrohen te vetvetja, te nevojat dhe dëshirat e tyre, në ato momente shumica prej tyre vuajnë që janë vetëm.

Megjithatë, disa njerëz dinë që ta shfrytëzojnë vetminë në mënyrë cilësore, ashtu që nganjëherë tërhiqen nga të gjithë në mënyrë të vullnetshme që të ‘gjejnë veten’ dhe të përcaktojnë prioritetet e tyre. /Telegrafi/