Telegrafi

Vetëvrasje kolektive në Bosnje – mësohen arsyet se pse i dhanë fund jetës tre anëtarë të një familje

Një familje prej tre anëtarësh nga Bosnja dhe Hercegovina organizoi vetëvrasje kolektive mbrëmjen e së shtunës.

Sot mediat boshnjake kanë zbuluar motivet e këtij krimi makabër. Raportohet se tre anëtarët e së njëjtës familje i ka dhënë fund jetës shkaku i vdekjes së mbesës, gjegjësisht vajzës së tyre e cila vuante nga leukemia.

Tragjedia ka ndodhur në fshatin Dobrljin afër Novi Gradit, ku policia ka gjetur trupat e pajetë të dy grave dhe një burri me lëndime të rënda në një shtëpi familjare, raporon N1.

Nga hetimet rezultoi se burri vrau dy gratë me armë zjarri dhe më pas tentoi vetëvrasjen. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga hetimet rezultoi se gratë e vrara ishin nënë e bijë dhe vrasësi i tyre ishte vëllai i vogëlushes.

Televizioni Alternativ i Banja Lukës (ATV) shkruan se policia gjeti disa letra lamtumire për familjarët dhe miqtë në shtëpi ku tregohej motivi i këtij akti. /Telegrafi/