Telegrafi

Vetëvrasja pas lindjes

Nënat e reja të cilat kanë pasur depresion ose çrregullime tjera psikike në të kaluarën, janë shumë më të prira në krahasim me femrat tjera për të bërë vetëvrasje pas lindjes.

Sipas një studimi të realizuar te 1.800 femra të cilat sapo kishin lindur foshnjat e tyre, shkencëtarët kanë zbuluar se femrat të cilat kishin pasur çrregullime psikike kishin qenë për 27 herë më të prira ndaj vetëvrasjes brenda vitit të parë të lindjes.