Site icon Telegrafi

Vetëvendosje shënon numrin më të madh të votave në komunat e regjionit të Ferizajt

Fotografi ilustruese

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka shënuar fitore edhe në komunat e regjionit të Ferizajt si në : Kaçanik, Hanin e Elezit dhe në Shtime.

Në Ferizaj sipas statistikave të KQZ-së, ky subjekt ka marrë gjithsejtë 51.17 për qind apo 26 mijë e 557 vota, ndërkaq PDK-ja në këtë komunë ka marrë gjithsejtë 27.43 për qind apo 14 mijë e 237 vota. LDK-ja 12.81 apo 6 mijë e 651 vota. AAK-ja 3.18 për qind apo 1652 vota.

Në Shtime, VV-ja ka marrë gjithsejtë 46.83 për qind apo 6 mijë e 108 vota. Ndërkaq PDK-ja në këtë komunë ka shënuar rritje për rreth 200 vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ky subjekt ka marrë 32 për qind apo 4 mijë e 371 vota. LDK-ja 2.71 apo 354 vota.

Në komunën e Kaçanikut, Vetëvendosje 33.58 për qind me 7 mijë e 868 vota, ndërkaq PDK-ja 33.58 për qind me 4 mijë e 960 vota, ndërkaq LDK-ja me 8.56 për qind apo 1264 vota.

Edhe në Hanin e Elezit Vetëvendosja doli e para me 50.88 për qind apo 1505 vota, PDK-ja me 31.3 për qind me 918 vota dhe LDK-ja me 10.82 apo 320 vota./Telegrafi/

Exit mobile version