Telegrafi

Vetëvendosja mohon sulmet virtuale

Telegrafi ka kontaktuar zyrtarin për informim në Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, i cili kategorikisht ka hedhur poshtë zërat se hakeri me pseudonimin “L0ckreader’z” ka vënë jashtë funksionit faqen e PDK-së dhe të Qeverisë së Kosovës në emër të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më tej Vraniqi ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë aksionet tjera paqësore, por kurrë nuk ka ndërmarrë aksione të këtilla, të sulmeve virtuale.

Kemi raportuar më herët gjatë ditës se një haker kishte hackuar disa faqe të Qeverisë së Kosovës dhe atë të PDK-së, ndërsa dyshimi ekzistoi për atë se kush e urdhëroi sulmin dhe nëse hakeri në fjalë e ka bërë në emër të Lëvizjes Vetëvendosjes pasi shfrytëzoi moton dhe logon e tyre. /Telegrafi/