Telegrafi

Vetëvendojse hackoi PDK-në dhe Qeverinë!?

Është një grup hackerësh kosovarë që me moton e lëvizjes Vetëvendosje kanë hackuar disa faqe, ku kanë postuar mesazhe anti-Eulex dhe anti-qeveritare.

Faqet e hackuara janë: www.pdk-ks.org, www.kosovoembassy.be, http://statistikatkomunale.com,  www.masht-gov.net.

Disa faqe janë jashtë funksionit, ndërsa faqja e Ministrisë së Arsimit është rikthyer në gjendje të rregullt pas ndërhyrjes së hackerëve.

Në një prej faqeve të hakuara, ende qëndrojnë mesazhet, sikurse ky: “EULEX, nëse po e lexon këtë mesazh shko në Mitrovicë dhe arresto serbët të cilët janë duke bërë gjëra ilegale dhe jo heronjtë tanë, unë nuk mund të kuptoj se si mund t’u thoni terroristë apo akuzoni heronjtë tanë për krime të luftës, përderisa janë serbët ata që erdhën në vendin tonë dhe vranë familjet tona, djemtë tanë, vëllezërit tanë, motrat tona dhe shkatërruan të ardhmen e të gjithëve”.

Sulmin e ka marrë përsipër një hacker i njohur si L0ckreader’z, ndërsa thotë se nuk e ka bërë këtë për kënaqësi personale, por për t’ia bërë Qeverisë me dije se populli nuk është pa sy. Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka konfirmuar këto sulme, por së paku në indeksin e postuar nga hackeri, paraqitet motoja e Lëvizjes Vetëvendosje ‘ÇU22’./Telegrafi/