Policia në shtetin indian Maharashtra ka arrestuar një adoleshent, nën dyshimin se ia ka prerë kokën motrës së tij shtatzënë.
Motra e tij 19-vjeçe ishte martuar me një burrë pa miratimin e familjes, kanë bërë të ditur policia lokale, transmeton Telegrafi.
Siç raporton BBC, ajo po përgatiste çaj për vëllain dhe nënën kur u sulmua me drapër. Adoleshenti dhe e ëma e tij më vonë janë dorëzuar në polici.
Policia dyshon se kanë bërë edhe selfie me kokën e prerë të vajzës. Në anën tjetër është bërë e ditur se vëllai i saj është dërguar në qendrën korrektuese, pasi që avokati i tij pretendon se është nën moshën 18-vjeçe.
Megjithatë, një zyrtar policor ka thënë se pritet konfirmimi në gjykatë, pasi kanë gjetur dëshmi se ai është më i vjetër.
E ëma e tyre është dërguar në polici, e ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në rajonin e Aurangabadit.
Viktima kishte ikur nga shtëpia në korrik për t’u martuar me një të ri në të cilin ajo ishte dashuruar, pavarësisht që familja ishte kategorikisht kundër lidhjes së tyre.
Ajo nuk kishte kontaktuar shumë me familjarët pasi ishte martuar, por e ëma e saj e kishte vizituar një javë para vrasjes. Madje policia pretendon se ëma e saj e kishte ditur që e ka të bijën shtatzënë. /Telegrafi/