Site icon Telegrafi

Vetëm pjesa e parë: Brentford po e demolon Manchester Unitedin

Brentfordi është duke e shkatërruar Manchester Unitedin kur kanë kaluar vetëm 45 minutat e parë të përballjes që po luhet në javën e dytë në Ligën Premier.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, golin e parë për vendasit e shënoi Josh Dasilva, nga një asistim i Mathias Jensen.

Vetëm tetë minuta më vonë, nga një asistues, Jensen kaloi në golashënues – për golin e dytë për Brentordin.

Kur kaloi vetëm gjysmë ore lojë, Ben Mee realizoi të tretin për skuadrën e tij, e që thelli krizën te Djajtë e Kuq.

Por, për t’i bërë gjërat edhe më keq, u përkujdes Bryan Mbeumo që në minutën e 35-të pranoi një asistim nga Ivan Toney, për 4-0.

Pjesa e parë përfundoi në mënyrë të tmerrshme për djelmoshat e Erik ten Hag dhe vështirë se mund të rikthejnë rezultatin në 45 minutat e dytë, gjë që do të ishte humbje e tyre e dytë në dy javët e para të edicionin 2022/23. /Telegrafi/

Exit mobile version