Këto foto do t’ju lënë pa frymë
Qindra njerëz të guximshëm që praktikojnë rregullisht joga e kanë pranuar sfidën e postimit të fotove derisa praktikojnë ushtrimet pa veshur asgjë nga rrobat nën hashtagun #NYGyoga dhe #nekedyoga.
Sfidën e shkaktoi sensacioni i Instagramit “nude_yogagirl” si një fotografi, model dhe jogë anonime. Ajo e shfrytëzoi rastin për të treguar trupin e saj në këtë mënyrë.
Ajo arriti të mbledhë rreth 1.3 milion ndjekës, të cilët shpesh e nderuan atë me fotografi të reja, transmeton Telegrafi.
Për më të guximshmet e “jogës lakuriq” është themeluar gjithashtu edhe shkolla e cila u jep mësim për jogën lakuriq.
Çfarëdo që të ndodhë brenda orëve të mësimit në klasë, ky lloj joge nuk ka tendencë të jetë seksi ose e çuditshme.
– Për mua, joga lakuriq është liri. Kur bëra joga lakuriq për herë të parë, ajo ndikoi në atë se si e shoh trupin tim dhe sa më pëlqen. Trupat tanë janë mekanizma të përsosur. Joga e zhveshur mund të intensifikojë këto ndjenja dhe të ndikojë fuqimisht në trurin tuaj – tha ajo.
Disa nga pozat të cilat mund t’i shohim janë shumë kërkuese, ndërsa të tjera janë shumë intime.
Qëllimi i tyre është të festojnë bukurinë dhe shëndetin e trupit dhe shpirtit.
/Telegrafi/