Telegrafi

Vetëm njerëzve inteligjentë u duket qesharake kjo fotografi (Foto)

Aq më inteligjentë që jeni, aq më i errët është humori juaj.

Nëse ju doket qesharake fotoja e mësipërme, atëherë me siguri jeni inteligjentë. Dhe jo vetëm se e dini gjuhën gjermane, transmeton Telegrafi.

Një studim i ri i publikuar në ‘Cognitive Processing’ dhe i përpiluar nga neurologët dhe psikologët e Universitetit të Vjenës ka treguar se nga 156 pjesëmarrës, personave të cilëve u pëlqen humori i zi kanë tendenca të jenë më inteligjentë dhe më të shkolluar.

Gjithashtu ka zbuluar se adhuruesit e humorit të zi janë më të qëndrueshëm emocionalisht dhe kanë më shumë kontroll mbi vetveten.

Eksperimenti u ka kërkuar pjesëmarrësve të tregojnë sa qesharake u janë dukur një seri e karikaturave të printuara nga humoristi gjerman Uli Stein.

Ata pastaj kishin marrë pjesë në një seri testesh të inteligjencës verbale dhe joverbale, agresivitetit, etj.

Kësisoj, shkencëtarët kishin zbuluar se personat me inteligjencën më të lartë kishin qenë ata të cilët më së shumti e kishin pëlqyer humorin e zi në karikaturat. /Telegrafi/