Telegrafi

Vetëm një vend tjetër përveç Vatikanit e ndalon divorcin – kjo mund të ndryshojë

Filipinet janë i vetmi vend në botë, përveç Vatikanit të vogël, ku divorci është i paligjshëm. Por kjo mund të ndryshojë së shpejti, pasi kombi me afro 116 milionë banorë pret një pjesë të re legjislacioni që pritet t’i japë fund më në fund ligjit të vjetër

Projektligji absolut i divorcit, i cili parashtron një sërë rrethanash për të lejuar divorcin në një vend me 80 për qind popullsi katolike, u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve më 22 maj dhe u dërgua për shqyrtim të mëtejshëm në Senat.

Parlamenti i vendit me popullatën 80 përqind katolike, ka miratuar tashmë ligjin e liberalizimit të divorcit dhe masa pritet të kalohet në senat.

Prej më shumë se 500 vjetësh, qe kur spanjollët kolonizuan fillimisht fillimisht Filipinet, vendi nuk ka lejuar çiftet të divorcohen, dhe ata duket se kanë jetuar më së miri së bashku.

Por prej vitit 2018 politika ka nisur lëvizjet për ndryshim, duke thënë se kjo ‘nuk cenon doktrinat e shumicës katolike’.

Kisha katolike dhe politikanët anti-divorc e përshkruajnë nxitjen e politikës dhe aktivistëve pro-divorc si “irracionale dhe e pakuptueshme”.

“Nuk do të ketë më stabilitet në martesë me legalizimin e divorcit”, shprehet Gina Rama, anëtare e grupit katolik vendas “Bijat e Shën Paulit”.

“Betimet e martesës bëhen në emër të Zotit dhe premtimi solemn për të qëndruar bashkë në të mirë e në të keq, do të kthehet vetëm në një fjalë goje”.

Kisha katolike vendosi influencën e saj që prej kohës së kolonizimit në Filipine dhe ligjet e moralit të saj u thelluan fort në kulturën e ligjet vendase.

Kodi civil spanjoll i ndalonte filipinasit të divorcoheshin, sipas doktrinës katolike të ‘pamundësisë së shpërbërjes së martesës’.

Pas marrjes së pavarësisë nga Spanja në 1898, filipinasit përshtatën legjislacionin kolonial amerikan ku përfshihej dhe liberalizimi i divorcit, por në 1935 vendi ra nën influencën e mbretërisë angleze ku asokohe kisha katolike kishte fuqinë për të ndaluar përsëri divorcin në 1950.

Në vitin 1977, ish-presidenti Ferdinand Marcos Sr legalizoi divorcin vetëm për myslimanët, por jo për Protestantët, Budistët dhe besimet e tjera, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Viktimat e abuzimit fizik dhe te tradhtisë bashkëshortore mund të merrnin ndarjen ligjore, por mbeteshin gjithsesi në kontratë martese me bashkëshortët e tyre.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr mbështeti ligjin e divorcit që kur erdhi në pushtet në 2022 edhe pse shtonte se kjo nuk do të ishte “diçka e thjeshtë si në vende të tjera”.

Tashmë duket se nxitja ndërkombëtare e miratimit të divorcit nuk mund të ndalet nga tradita vendase, edhe pse pritet që ligji të sfidohet në të gjitha gjykatat e vendit.