Oliver Kahn, ish-portier, kapiten dhe CEO i Bayern Munich, ka uruar Bayer Leverkusenit për titullin e kampionit, ndërsa u ndal edhe te problemet e klubit ku ai punoi gjatë.
Ai theksoi se vetëm një skuadër qëndron mbi Bayern Munich, ndërsa shtoi se po çuditet se si Thomas Tuchel nuk arriti të adaptohet me klubin.
“Thomas Tuchel, i cili dërgoi PSG-në me yje problematikë në finale dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean, është duke hasur me probleme të shumta te Bayerni”.
“Nuk mund të gjykoj në lidhje me problemet, sepse nuk jam më i përfshirë. Gjithsesi, Thomas është një person dhe partner shumë i hapur, me të cilin mund të bisedosh lirisht”.
“Leverkuseni ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm. Kjo ishte mënyra e vetme për të mundur Bayernin dhe për ta zbritur nga froni”.
“Ndoshta përveç Manchester Cityt, nuk ka skuadër tjetër më të mirë se Bayern Munich”, ka thënë legjenda gjermane. /Telegrafi/