Telegrafi

Vetëm një sekondë e ndau nga vdekja, polici indian shpëton gruan e cila për pak sa nuk u shtyp nga treni që lëvizte me shpejtësi

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një polic indian arrin ta nxjerr nga binarët gruan, që po shihte me sy vdekjen derisa treni po vinte me shpejtësi të madhe në drejtim të saj në Uttar Pradesh.

Gruaja e moshuar kishte ngecur në mes të binarëve nëpër të cilët trenin planifikohej të kalonte, kur një polic në stacionin e trenave i doli në ndihmë në sekondën e fundit, transmeton Telegrafi.

Kamlesh Kumar Dubey kishte vërejtur trenin që po afrohej, dhe makinisti po mundohej t’i sinjalizonte me dorë se një grua e moshuar ka ngecur në binarë.

Por kur Ramsakhi Tiwari, 65-vjeçe nga fshati Padaria në veri të Indisë, e kuptoi se nuk mund të ngjitet në platformë, në ndihmë i doli Dubey që e kapi për dore dhe në sekondën e fundit e shpëtoi, para se ta shtypte trenin që po vinte me shpejtësi të madhe.

Të gjithë pasagjerët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje, duartrokitën policin që rrezikoi jetën e tij për ta shpëtuar Tiwarin, e cila sipas mediave lokale ajo nuk kishte dëgjuar paralajmërimin e policit që ia bënte me dorë se treni po afrohej. /Telegrafi/