Telegrafi

Vetëm një në shtatë persona pranon se e ka humbur partnerin ideal

Ne të gjithë pretendojmë për partnerin në jetën tonë, por më në fund e kalojmë këtë dëshirë dhe gjejmë dikë tjetër që na bën të lumtur, ose të paktën disa prej nesh zgjedhin kështu. Ky është konkluzioni i një studimi të kohëve të fundit nga Siemens Festival Nights, SHBA.

Nga 2000 personat e anketuar rezultoi gjithashtu, se 73 përqind e atyre vendosën të zëvendësonin me një tjetër, personin që ata mendonin se ishte shpirti i tyre binjak.

Si “ngushëllim”, 46 për qind do të largoheshin nga partnerët e tyre nëse do të gjenin “dashurinë e vërtetë“, nëse u jepej mundësia.

Po si do të ndjehej partneri juaj në të vërtetë ? Ekspertja Rachel DeAlto jep disa këshilla për të zbuluar synimet e vërteta, transmeton Telegrafi.

“Të kuptuarit e fantazisë për personin që “u zhduk”. Ne të gjithë ndjejmë keqardhje për marrëdhëniet e kaluara. Momente kur “do të ishte”, “duhej të ishte”, “mund të ishte” – thotë DeAlto. Megjithatë, si këto situata, ne kemi krijuar një version fantazie për të kaluarën.

“Duke i injoruar problemet dhe duke u fokusuar përgjithësisht në momentet pozitive, jo vetëm që nuk mund të jetë një ngushëllimi më i mirë, por nuk do mundim ta kuptojmë se versioni i idealizuar i partnerit tuaj për marrëdhënien paraprake, me shumë gjasa nuk ka qenë i saktë”.

Është normale për partnerin tuaj, që të pëlqejë ish-in e tij, vazhdon DeAlto. Po ndodh që ata ende flasin për ish-ët e tyre me kalimin e kohës? Si p.sh. “shpresoj se ajo është e lumtur dhe mirë”.

Kjo është e mirë, në qoftë se është e shëndetshme. Armiqësia nuk është e nevojshme, thotë ajo. Në qoftë se kjo nuk është një temë e vazhdueshme e bisedës dhe nevojat tuaja janë duke u përmbushur, gjithçka është në rregull.

Por, ish-ët nuk duhet të jenë pjesë e bisedave tuaja të përditshme megjithatë.

Kushtojini vëmendje krahasimeve të padrejta: Është partneri i saj i mëparshëm i shumëpërmendur? A jeni vazhdimisht duke u krahasuar me mënyrën se si ishte me të? A ndjeheni gjithmonë si në një marrëdhënie të përkohshme? Këto shenja rreziku duhen vlerësuar, thotë DeAlto.

Pjesë e një marrëdhënie të shëndetshme është siguria dhe duke u vënë në një pozicion të tillë, kurrë nuk do të keni ndjenjën e të qeni të sigurt. /Telegrafi/