Ndërsa shumica e skuadrës së Paris Saint-Germain gëzonte tallje me festimin e Erling Haaland të mërkurën, sulmuesi Edinson Cavani nuk u pa askund.
Neymar imitoi festimin e përhershëm të talentit norvegjez pasi shënoi golin e epërsisë 1-0 në fitoren 2-0 të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e kthyese kundër Borussia Dortmundit në Parc des Princes.
Sikur nuk do të mjaftonte kjo, lojtarët do të bënin një foto të skuadrës pas takimit duke imituar të gjithë Haalandin, para se Kylian Mbappe të postonte një video të tij dhe shokëve të tjerë të skuadrës duke vazhduar imitimet në zhveshtore.
Por në të dyja rastet, një lojtar mungonte dhe nuk festonte dot në atë mënyrë.
Bëhet fjalë për sulmuesin uruguaian, Cavani, i cili nuk ishte i pranishëm në këto festa të kripura.
Sipas Ovacion, ish sulmuesi i Napolit vuri në dyshim vendimin e Neymarit për të festuar në atë mënyrë dhe ai gjithashtu refuzoi plotësisht të bashkohej në festën e tyre në zhveshtore – siç shihet edhe në videon e postuar nga Mbappe.
Ndryshe, festa e Neymarit dhe ekipit francez duke imituar norvegjezin nuk është pritur mirë dhe është kritikuar në masë të madhe. /Telegrafi/