Telegrafi

Vetëm në Kosovë: Klubi nga Superliga blen fanella të reja vetëm për një ndeshje (Foto)

Prishtina-Ferizaj është ndeshja që është duke u zhvilluar aktualisht në “Zahir Pajaziti” të Llapit.

Ferizaj është skuadra që e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes, por jo për arsyet e duhura.

Ferizajasit u futën në këtë ndeshje me disa fanella që nuk janë parë kurrë më herët. Kjo pasi të dy skuadrat, Prishtina dhe Ferizaj, bartin fanella me ngjyra identike.

Natyrisht, në raste të tilla pritet që skuadra mysafire të shfrytëzojë fanellat e dyta, por një gjë e tillë si “fanellat e dyta” nuk ekzistojnë në klubin ferizajas, raporton Sportali.net.

Sidoqoftë, ata duket se kanë gjetur zgjidhje mjaft interesante, duke blerë fanella të reja vetëm për këtë ndeshje, ku nuk figuron as sponsori as logoja.