Site icon Telegrafi

Vetëm gjenitë mund ta kalojnë këtë test të inteligjencës me 25 pyetje

Ndonëse ata të cilët kanë një nivel të inteligjencës (IQ) nga 90 deri në 110 thuhet se kanë inteligjencë “mesatare”, çdo pikë mbi 140 ju vendos juve në turmën e njerëzve me mendje gjeniale.

Dhe, sipas përpiluesit të kuizit të mëposhtëm, Michael Rogers, ata të cilët e kalojnë këtë test me të gjitha pyetjet e sakta kanë një nivel të inteligjencës prej 153-161, transmeton Telegrafi.

Kuizi me mbi 20 pyetje i teston njerëzit me njohuri gjeografike, historike, religjioze, etj.

Më poshtë i keni këto pyetje me disa alternativa si përgjigje, ndërkaq përgjigjet e sakta i keni në fund të artikullit për t’i krahasuar me përgjigjet që i keni dhënë ju.

1. Valët e dritës udhëtojnë më shpejt sesa valët e zërit
A) E saktë
B) E pa saktë

2. Në cilin qytet ka lindur Jezusi?
A) Nazareth
B) Bethlehem
C) Sephoria
D) Jerusalem

3. Cili është kryeqyteti i Afganistanit?
A) Kabuli
B) Rabati
C) Riyadhi
D) Bejruti

4. Kush e ka zhvilluar me sukses shtypin e parë të printuar?
A) Louis Pasteur
B) Johannes Gutenberg
C) Galileo Galilei
D) Nikola Tesla

5. Kush është autor i librit “Book of Revelation”
A) John
B) Andrew
C) James

6. Cili prej këtyre qyteteve/shteteve greke ka qenë demokraci direkte?
A) Sparta
B) Athina

7. Cili fizikan i njohur e ka shkruar librin “A Brief History of Time”
A) Stephen Hawking
B) Marie Curie
C) Charles Darwin
D) Albert Einstein

8. Eva Peron ka qenë Zonja e Parë e:
A) Meksikës
B) Argjentinës
C) Brazili

9. John F. Kennedy është vrarë në vitin:
A) 1973
B) 1963

10. Nga cili lum është zhvilluar civilizmi egjiptian?
A) Lumi Ganges
B) Lumi Nil
C) Lumi i Verdhë
D) Lumi Thames

11. Cili lum rrjedh përgjatë Londrës:
A) Volga
B) Thames
C) Danubi

12. Kur ka filluar Lufta e Parë Botërore:
A) 1918
B) 1914

13. Cili nuk është kryeqytet:
A) Toronto
B) Bukureshti
C) Varshava
D) Manila

14. Kur e ka sulmuar Japonia Pearl Harbour-in:
A) 1941
B) 1961

15. Cili është rregulli i parë i “Dhjetë Urdhrave”
A) Ti nuk duhet të vjedhësh
B) Ti nuk duhet të kesh Zot tjetër para meje
C) Ti nuk duhet të vrasësh
D) Nderoje nënën dhe babën tënd

16. Si titullohet libri autobiografik i Adolf Hitlerit:
A) Buddenbrooks
B) Mein Kampf
C) Inkheart
D) The Trial

17. Çfarë pompon zemra juaj:
A) Gjak
B) Ujë
C) Oksigjen

18. Cili ka qenë eksploruesi i parë perëndimor që ka arritur në Kinë:
A) Marco Polo
B) Christopher Columbus

19. Kush e pagëzon Jezusin?
A) Andresi
B) Johni
C) Jamesi
D) Peter-i

20. Cili prej këtyre civilizimeve ka mbijetuar më së shumti:
A) Civilizimi kinez
B) Civilizimi egjiptian
C) Civilizimi hindu

21. Cili instrument ka çelësa, pedale dhe tela?
A) Piano
B) Violina
C) Harpa

22. Cili është kryeqyteti i Tajvanit?
A) Taipei
B) Seuli
C) Kuala Lumpur
D) Bangkoki

23. Në cilën ditë të krijimit e ka krijuar Zoti njeriun:
A) Ditën e gjashtë
B) Ditën e parë

24. Përfshirja amerikane në luftën koreane ka ndodhur në vitet:
A) 1980’ta
B) 1950’ta

25. Kush e ka zbuluar gravitetin kur e ka parë një mollë duke rënë nga pema?
A) Isak Njutoni
B) Tomas Edisoni
C) Albert Einsteini

PËRGJIGJET E SAKTA:

  1. E saktë
    2. Bethlehemi
    3. Kabuli.
    4. Johannes Gutenbergu
    5. Johni
    6. Athina
    7. Stephen Hawking
    8. Argjentina
    9. 1963
    10. Nili
    11. Thamesi
    12. 1914
    13. Toronto
    14. 1941
    15. Ti nuk duhet të kesh Zot tjetër para meje
    16. Mein Kampf
    17. Gjak
    18. Marco Polo
    19. Johni
    20. Civilizimi egjiptian
    21. Piano
    22. Taipei
    23. Ditën e gjashtë
    24. 1950’ta
    25. Isak Njutoni. /Telegrafi/
Exit mobile version