Site icon Telegrafi

Vetëm me galiç të rregullt mund të tendosni vithet dhe këmbët dhe të keni figurë perfekte (Video)

Për të ulur rrezikun nga lëndimet dhe për të ngritur efektivitetin më e rëndësishme është që t’i bëni drejt ushtrimet

Pikërisht për ketë shkak shumë ekspertë fitnesi rekomandojnë librin “Thjesht dhe me efektivitet” të Ian K. Smithit, i cili hollësisht përshkruan mënyrat se si duhet të ushtroni, transmeton Telegrafi.

Udhëzime plotësuese ekzistojnë edhe për galiç, njërin ndër ushtrimet më të popullarizuara të cilin mund ta bëni edhe në shtëpi.

Ushtrimi galiç aktivizon pjesë të ndryshme të trupit, mirëpo më së shumti vepron në shpinë, kërdhokulla dhe vithe.

Për të bërë galiç drejt është e nevojshme të qëndroni me këmbë pak të hapura. Pastaj gjoksin nxirreni përpara duke u kujdesur që shpina të jetë e drejtuar.

dalë lëshohuni derisa gjunjët të arrijnë në lartësi të supeve. Gjithë kohës mbani duart të drejtuara. Kur të lëshoheni në atë pozitë qëndroni tre sekonda, ngrihuni pas dy sekondave dhe përsëriteni ushtrimin nga fillimi.

Nëse jeni fillestar, ekspertët ju rekomandojnë dy deri në tre seri galiç dy deri në tri herë në javë. Pas një kohe shtoni numrin e serive dhe numrin e ditëve kur i bëni.

Shikoni llojet e ndryshme të ushtrimeve galiç të bëra në mënyrë të drejtë.

/Telegrafi/

Exit mobile version