Telegrafi

Vetëm dy sekonda – prapaskenat e emërimit të Calzonas si trajner i Napolit

Aurelio De Laurentiis fillimisht kishte vendosur të linte Walter Mazzarrin në krye të Napolit për një ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por ndryshoi mendje të dielën në mëngjes dhe Francesco Calzona pranoi ofertën e Partenopeit.

Calzona u emërua nga Napoli të hënën, mezi 24 orë para takimit në Ligën e Kampionëve me katalunasit në Stadio Maradona.

Trajneri italian do të kryejë stërvitjen e tij të parë pasditen e së martës (sot), në prag të ndeshjes kyçe evropiane.

Lexo po ashtu Napoli bëhet me trajner të ri, dy ditë para ndeshjes me Barcelonën

Eksperti i transferimeve të Football Italia, Matteo Moretto, shpjegon përmes Caught Offside se çfarë ndodhi prapa skenave në Stadio Maradona dhe kur De Laurentiis vendosi të punësojë ish-asistentin e Maurizio Sarrit dhe Luciano Spallettit.

ADL fillimisht kishte vendosur t’i jepte kohë Mazzarrit dhe ta linte të qëndronte në krye të skuadrës për ndeshjen kundër Barcelonës. Megjithatë, ai ndryshoi mendje të dielën, një ditë pas barazimit 1-1 kundër Genoas dhe vendosi të thërrasë Calzonan, i cili pranoi ofertën e tyre në ‘dy sekonda’.

Calzona thirri trajnerin e fitnesit Francesco Sinatti, i cili kishte punuar më parë me Spallettin në Napoli. Sinatti aktualisht është duke punuar si trajner i fitnesit të Italisë, por është lejuar nga FIGC të mbulojë të njëjtin rol në Stadio Maradona deri në fund të sezonit.

Calzona ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e ADL-së, sepse ai e njeh klubin nga brenda, pasi ka punuar tashmë atje për disa vite.

Nëse gjërat shkojnë mirë, ai mund të qëndrojë përtej qershorit, por tani për tani, ai ka nënshkruar një kontratë vetëm deri në fund të sezonit dhe ai do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Sllovakisë në Euro 2024 verën e ardhshme. /Telegrafi/